Merz: buxheti i BE-së 2028-2034 i papërballueshëm

    Kancelari gjerman Merz i konsideron propozimet aktuale të buxhetit të ardhshëm të BE-së të papërballueshme. Qëndrimin e Merzit e mbështet edhe Holanda.

    Komisioni Evropian paraqiti propozimin për buxhetin e BE-së për vitet 2028 deri në 2034, i cili parashikon mbi 1.6 trilionë euro për këto shtatë vite. Në thelb bëhet fjalë për tre shtylla: bujqësia dhe zhvillimi rajonal, konkurrueshmëria, si dhe politika e jashtme dhe e sigurisë.

    Pas samitit në Bruksel kancelari gjerman Friedrich Merz e kritikoi propozimin si të papërballueshëm dhe të paekuilibruar. Ky koment i tij theksoi mosmarrëveshjet brenda 27 vendeve anëtare lidhur me planin shtatëvjeçar të financimit.

    Sipas Merz-it ajo që është propozuar deri tani “nuk është e realizueshme. Nuk është e përballueshme”. Në të njëjtën kohë ai bëri thirrje që negociatat për buxhetin të përparojnë më shpejt. “Dua që të arrijmë një vendim këtë vit”, tha kancelari Merz.

    Gjermania është kontribuuesja më e madhe në BE

    Qëndrimin e Gjermanisë, e cila është kontribuuesja më e madhe neto në BE, e mbështet edhe Holanda.

    Edhe vendet e tjera anëtare dëshirojnë që negociatat për buxhetin e BE-së për vitet 2028 deri në 2034 të përfundojnë deri në fund të vitit. Megjithatë ky duket synim shumë optimist.

    Irlanda, e cila merr tani presidencën e Këshillit të BE-së, është ngarkuar të paraqesë një propozim të ri. DW

    Lajmi Paraprak

    Bisedimet ShBA-Iran përballen me testin e parë në Zvicër

    Lajmi i rradhës

    Hyri në fuqi regjimi i ri në të gjitha pikëpagesat e vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë