Merz hesht, ekonomia ngec

    Kriza politike dhe ekonomike në Gjermani: Heshtja e Merz, koalicioni në dyshim dhe ekonomia në vitin e tretë të ngecjes.

    Pas vdekjes së Papa Françesku, shumë liderë botërorë i dhanë nderimet e fundit në VatikanGjermania u përfaqësua nga Presidenti Steinmeier dhe kancelari në largim Scholz. Por Merz, edhe pse i ftuar zyrtarisht, zgjodhi të mos marrë pjesë – një vendim që u kritikua gjerësisht në mediat gjermane.

    Ndërkohë, një tjetër heshtje e tij u vu re edhe në çështjen e Ukrainës: ndërsa presidenti amerikan Donald Trump foli për një marrëveshje të mundshme me Rusinë, Merz nuk dha asnjë deklaratë. Në të njëjtën kohë, në Berlin, kërkesat që Gjermania të marrë një rol udhëheqës në mbrojtjen e Ukrainës po shtoheshin.

    Në frontin e brendshëm, Partia Socialdemokrate (SPD) po përgatitet për një votim vendimtar për koalicionin me CDU/CSU-në. Por skepticizmi i të rinjve socialistë (Jusot) e lë të hapur mundësinë e surprizave.

    Në fund, parashikimet ekonomike nuk sollën aspak lajm të mirë: për të tretin vit radhazi, ekonomia gjermane pritet të mos ketë rritje. Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, paralajmëroi sfida të mëdha përpara.

    Gjermania është në pritje të një fillimi të ri – por rruga përpara duket më e vështirë se kurrë. Për më shumë shihni videon!  /DW/

    Lajmi Paraprak

    Mungojnë çerdhet, mungojnë edhe edukatorët në RMV!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë