Mësim online për shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar

    Me kërkesë të komunës së Ttetovës, për të ndjekur mësimin online në tre javët e para, Komisioni për sëmundje ngjitëse vendosi vetëm shkollat e mesme të zhvillojnë procesin mësimor përmes internetit edhe atë për dy javët e para në Tetovë dhe Gostivar përcjell Nistori.

    Si do të zhvillohet më tej procesi i mësimdhënies si në atë të mesëm dhe atë fillor do të varet nga zhvillimi i gjendjes varësisht nga situata, deklaroi në Tetovë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

    “Me konsensus është sjellë rekomandimi për shkollat e mesme në rajonin e Pollogut, Tetovë dhe Gostivar, që nga 1 shtatori mësimin ta fillojnë online edhe atë për dy javë, ndërsa më pas sipas zhvillimit të situatës me pandeminë do të merret vendim tjetër”, tha Filipçe. Ai shtoi se njëra nga arsyet kryesore për këtë vendim është situata në spitale, të cilat janë të stërmbushura.

    Lajmi Paraprak

    Zyrtarizohet koalicioni VMRO-DPMNE, ASH dhe AAA

    Lajmi i rradhës

    Sipas shkencës ja sa para mjaftojnë për të qenë të lumtur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë