Zyrtarizohet koalicioni VMRO-DPMNE, ASH dhe AAA

    VMRO-DPMNE, Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa sot në takim të liderëve të partive, Hristian Mickoski, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi arritën marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në tetor. Për hollësitë për bashkëpunim do të dakordohen organizatat komunale të tre partive, njofton Nistori.

    “Tre kryetarët vunë në dukje se duke u nisur nga raporti i Transparency International, sipas të cilit Maqedonia renditet në vendin e 111-të, vend ky më i keqi deri tani, bashkëpunimi i opozitës është i pashmangshëm, në mënyrë që njësitë e vetëqeverisjes lokale të çlirohen nga qeverisja korruptive, nga harxhimi jotransparent i të hollave të qytetarëve dhe keqpërdorimi i pushtetit nga qeverisja LSDM-BDI në të gjitha nivelet e qeverisjes.

    Për të artikuluar më mirë zërin opozitar si dhe për të përfaqësuar sa më mirë interesat e të gjithë qytetarëve në nivel lokal, tre kryetarët, duke theksuar këto parime, vendosën për bashkëpunim dhe mbështetje reciproke të kandidatëve për kryetarë komunash. Bashkëpunimi do të thotë që partitë e përmendura nuk do të kandidojnë për kryetar komune në komuna të caktuara dhe do të mbështesin njëra-tjetrën, ndërsa në komunat e tjera do të konkurrojnë me të gjitha partitë e tjera”, thonë nga Qendrat e komunikimit të VMRO-DPMNE-së, ASH-së dhe Alternativës.

    Mënyra dhe detajet e bashkëpunimit do të bien dakord nga degët komunale të tre palëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Festivali “TIFF ODA” në Tetovë vjen me filmat më të mirë të Ballkanit dhe ato ndërkombëtarë

    Lajmi i rradhës

    Mësim online për shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë