Mësimdhënësit presin harmonizimin e pagës me pagën minimale

    Harmonizimi i pagave me pagën minimale në arsim varet nga disa faktorë, thotë ministri i arsimit Jeton Shaqiri.

    Ai ka konfirmuar se është takuar me Sindikatat e arsimit, por nëse do të ketë para për kërkesën e anëtarëve të sindikatës do të njoftojnë nga Ministria e Financave, me të cilët Shaqiri paralajmëron takime javën e ardhshme. Ai u bëri thirrje deputetëve që të votojnë ligjin e bllokuar në Kuvend, i cili parashikon rritje të pagave të arsimtarëve.

    “Ky proces pas rritjes së pagës minimale…janë shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe ka disa njoftime nga kryeministri, i cili ka kërkuar kalimin e Ligjit për arsimtarët, i cili është në procedurë parlamentare, ku në atë ligj ka koeficient dhe përllogaritje për rritjen e pagave”, tha Jeton Shaqiri- ministër i arsimit dhe shkencës.

    Qeveria u premtoi edhe pensionistëve të ardhura më të larta, por tani për tani është vetëm premtim. Kryeministri Kovaçevski sot përsëriti se rritja e pensioneve është një nga prioritetet e tij.

    “Pensionistët janë ata që meritojnë që pas kaq vitesh punë të palodhur dhe kontribut të madh për vendin tonë, të kenë ditë dinjitoze të pensionit”, u shpreh Dimitar Kovaçevski kryeministër.

    Opozita ka dorëzuar propozim-ligjin për rritjen e pensioneve, por kryeministri këtë e ka komentuar se VMRO-DPMNE po kujdeset për pensionistët në mënyrë të rrejshme. Nëse nuk marrin paga më të larta, atëherë punonjësit në sektorin publik dhe administratë kanë njoftuar se do të hidhen në grevë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ministri Bekim Sali akoma nuk e ka deklaruar pasurinë e tij

    Lajmi i rradhës

    40 mijë turistë e vizituan Maqedoninë në dhjetor të 2021

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë