Mesiq: Maqedonia duhet ndihmuar që të hyjë sa më shpejt në BE

    Stipe Mesiq – ish-presidenti i Kroacisë në një intervistë për televizionin “Sitel” tha se “Maqedonia duhet ndihmuar që të hyjë më shpejt në strukturat evropiane, sepse kur je brenda mund t’i zgjidhësh më lehtë çështjet ekonomike.

    “Prandaj autoritetet aktuale maqedonase duhet të ushtrojnë presion, sepse atë që ka arritur Kroacia dhe vendet e tjera, nuk ka arsye pse nuk mund ta arrijë edhe Maqedonia e Veriut”, thotë Mesiq.

    Ai thekson se Maqedonia është gati për hyrje në BE.

    Sipas tij, problemi është se për shkak të një shteti do të duhet të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë. Mesiq pajtohet me qytetarët maqedonasë, ndaj mendon se e gjithë kjo është “mesazh për BE-në se duhet të angazhohet më shumë për të arritur qëllimet e atij komuniteti”.

    “Krijuesit e BE-së donin të përjashtonin luftën si mjet politik, të hapnin kufijtë, të mos kishin arsye për të bërë presion mbi asnjë vend nëse kufijtë janë të hapur. Nëse çdo komb në një Evropë të bashkuar zhvillohet në korpusin e tij kulturor, kufiri nuk do t’i shqetësojë ata, atëherë pse të luftojmë për kufijtë dhe pse t’i bëjmë problem. Për mua më e rëndësishmja është që të mbizotërojë interesi evropian dhe pastaj të zgjidhet gjithçka tjetër”, tha Mesiq.

    Lajmi Paraprak

    Përfitimet shëndetësore të biçikletës

    Lajmi i rradhës

    Tregu estetik ”ka dalë nga shinat” | Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë