Mësuesit në klasa, nxënësit “në grevë”

    Nxënësit dhe mësimdhënësit e arsimit fillor dhe të mesëm i’u rikthyen procesit edukativo arsimor pas ndërprerjes së përkohshme të grevës thuajse tre javore.

    Zhurma e nxënësve dëgjohej në të gjitha shkollat fillore, por jo si zakonisht. Numri i nxënësve në klasa ishte i vogël.

    “Unë jam klasa e nëntë dhe sot kishte vetëm 10 nxënës. Gjithsejtë jemi 35”.

    “Mbajtëm tre orët e para, nuk kishte nxënës edhe për këtë shkak shkuam”.

    Shumë prej nxënësve thanë se u kishte munguar mësimi. Shpresojnë ta kompensojnë materialin e humbur.

    “Shkolla na kishte munguar shumë, sot nuk ishim shumë nxënës, ishim vetëm 5 nxënës në klasë. Shpresojmë që do ta kompensojmë këtë humbje dhe të kthehemi sa më shpejt në normalitet”.

    “Besoj që prej javës tjetër mund t’i kompensojmë mësimet, notat e të tjerat”.

    “Kemi qëndruar në shtëpi, u shoqëruam jashtë, lexuam libra dhe mësuam”.

    Drejtuesit e shkollave ankohen se vonë u njoftuan për ndërprerjen e grevës.

    “Ndërprerja e grevës u bë në moment jo të duhur, kishim vonesë për informimin e prindërve dhe nxënësve për ardhjen në shkollë. Mirëpo, ne si shkollë orët i nisëm në mëngjes, prezenca e mësimdhënësve ishte në rregull.

    Nxënës kishim pak në numër të vogël, duke marr parasysh se tash edhe e premte edhe shumë afat I shkurtër për informimin, orët u mbajtën me ato që ishin”, deklaroi Halit Lita, ndihmë drejtor, SHMQSH “Arseni Jovkov”.

    Prindërit mirëpritën ndërprerjen e grevës. Thanë se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet pa dëmtuar fëmijët.

    “Nuk duhej të ishte ashtu, nuk duhej të kishte ndërprerje, tash për fëmijët është vështirë, posaçërisht për maturantët”.

    “Tre javë ishte shumë. Ngarkesë për prindërit, gjyshërit e gjyshet. Secili ka të drejtë ta kërkojë të drejtën e tij por përparësi duhet të kenë fëmijët”.

    Greva në çerdhe, arsimin fillor dhe të mesëm filloi më 11 prill për shkak të pakënaqësive të punonjësve në këto institucione për paga të ulëta dhe mosrespektim të marrëveshjeve kolektive. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Turqia akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore

    Lajmi i rradhës

    Bujqësia në krizë, fermerët kërkojnë ndihmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë