Meta lë nesër Presidencën | I kalon stafetën presidentit të zgjedhur Bajram Begaj

    Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj do të marrë detyrën nesër më 24 korrik, gjatë ceremonisë zyrtare në Presidencë.

    Ceremonia nis në orën  18.45 – 19.15 me mbërritjen e të ftuarve. Në orën 19.15 mbërrin Presidenti i ri, Bajram Begaj në Presidencë.

    Në orën 19.29 – Presidenti i Republikës Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

    Më 19.30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi. Më pas Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

    Në orën 19.40 Presidenti i ri do të mbajë fjalën dhe do të pasohet me largimin e ish-Presidentit Ilir Meta në orën 19.50.

    Më pas në orën 19.53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

    Në orën 19.58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë dhe në fund pas orës 20.00 organizohet pritja zyrtare në oborrin e Presidencës.

    Më herët, Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa  u zgjodh nga deputetët si president i Shqipërisë me 78 vota pro.

    Pas tre raundeve të djegura, Partia Socialiste propozoi Bajram Begajn si kandidat për kreun e ri të shtetit. Emri i Begajt iu nënshtrua verifikimeve nga Komisioni i Ligjeve, të cilët miratuan emrin e tij për të kaluar në seancën plenare për votim.

    Kush është Bajram Begaj

    Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Ai është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Ka mbajtur dhe poste drejtuese si zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” apo drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak. Ai ka pasur edhe detyra kyçe në strukturat e Forcave të Armatosura. Gjeneralmajor. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Pogba do të jetë ikona e Juventusit!

    Lajmi i rradhës

    “Fotovoltaikë me fuqi gjashtë kilovat orë do të plotësojnë nevojat për energji elektrike”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë