Pogba do të jetë ikona e Juventusit!

    Juventusi ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatitore.

    Kampioni i shumëfishtë italian ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka luajtur përballë ekipit meksikan Chivaas Guadalajara dhe triumfuan me rezultat 2-0.

    Për bardhezinjtë debutuan edhe tre përforcimet e kësaj vere, Paul Pogba, Angel Di Maria dhe qendërmbrojtësi brazilian Gleison Bremer.

    Por padyshim njëri nga më të mirët në fushë ka qenë mesfushori francez Paul Pogba, për të cilin ishte një rikthim te Juventusi.

    Fjalë të mëdha për francezin pas ndeshjes pati edhe trajneri Massimiliano Allegri, ku tha se Pogba do të jetë një ikonë e Juventusi.

    “Ishte një test i mirë. Nganjëherë kemi luajtur me ritëm të mirë, skuadra ka punuar shumë në Torino dhe këto ditë do të shihni rezultatet”.

    “Pogba bëri një ndeshje të mirë, por ka disa elementë për të cilët duhet të punojë. Gjithsesi ai do të jetë një ikonë e këtij ekipi”, u shpreh trajneri italian.

    Juventus në tokën amerikan do t’i zhvilloj edhe dy miqësore të tjera ku më 27 korrik përballet me Barcelonën dhe më 31 të këtij muaji me Real Madridin. 

    Lajmi Paraprak

    “Fustani” poezia e Ardita Jatrus për sakrificat e një nëne

    Lajmi i rradhës

    Meta lë nesër Presidencën | I kalon stafetën presidentit të zgjedhur Bajram Begaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë