Meta po vendos masa të reja për të mbrojtur adoleshentët nga bisedat e papërshtatshme me chatbot-et e saj AI

    Meta po vendos masa të reja për të mbrojtur adoleshentët nga bisedat e papërshtatshme me chatbot-et e saj AI.

    Kështu, prindërit do të mund të bllokojnë fëmijët e tyre nga ndërveprimet me këto chatbot-e ose të ndalojnë karaktere të caktuara.

    Ata gjithashtu do të marrin informacion mbi temat që fëmijët po diskutojnë, duke lehtësuar bisedat e “vëmendshme” rreth përdorimit të AI.

    Ndryshimet do të nisën vitin e ardhshëm fillimisht në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi.

    Për përdoruesit nën 18 vjeç, chatbot-et do të flasin vetëm për tema të përshtatshme si edukimi dhe sporti, ndërsa do të ndalohet diskutimi për romancë ose përmbajtje të papërshtatshme.

    Ky hap vjen pas raportimeve që disa chatbot-e kishin biseda të papërshtatshme me adoleshentët.

    Lajmi Paraprak

    Kina e akuzon ShBA-në për sulme kibernetike

    Lajmi i rradhës

    KShZ: VMRO-DPMNE kryeson në 54 komuna, LSDM në 8, VLEN në 8 dhe AKI në 5 komuna

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë