Mexhiti: 500 transplante veshkash, dhurimi i organeve shpëton jetë

    Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot Klinikën Universitare për Urologji, me rastin e transplantit të 500-të të veshkave në shëndetësinë publike, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nga atje thonë se në muajin dhjetor u krye me sukses transplanti jubilar i veshkës tek një paciente 25-vjeçare e cila ishte në gjendje të rëndë.

    Ministri Mexhiti ka falënderuar drejtorët dhe gjithë ekipin profesional për rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë gjithë këtyre viteve të fundit.

    “Dhurimi i organeve përfaqëson një nga arritjet më të mëdha në mjekësi. Dhurimi i organeve shpëton jetë dhe jam krenar që ndërgjegjësimi dhe rëndësia po rritet. Ne vazhdojmë të udhëheqim kujdesin e vërtetë për pacientët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor”, deklaroi Mexhiti.

    Lajmi Paraprak

    BFI: Zyrat e Myftinisë në Tetovë janë të uzurpuara nga persona të panjohur dhe jo të punësuar në të

    Lajmi i rradhës

    “Më është mbyllur dera e dytë e shtëpisë” – Handikosi me shërbime të ngrira

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë