Mexhiti: Arben Taravari, kandidat i mundshëm për president nga LEN

    Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në Alsat deklaroi ekskluzivisht se kandidati i mundshëm për president nga radhët e opozitës shqiptare mund të jetë kreu i ASh-së, Arben Taravari.

    Mexhiti tha se debati për kandidatin e mundshëm akoma nuk është hapur brenda Lidhjes Evropiane për Ndryshim, por ka pajtueshmëri mes liderëve Gashi, Mexhiti dhe Kasami që Taravari të jetë kandidat. Një gjë të tillë sot e ka konfirmuar edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

    “Ne prej fillimit kemi ndarë mendjen dhe do të dalim me kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale, me shumë gjasa që me një LSDM të dobët, kandidati ynë të kalon në raundin e dytë. Se cili do të jetë, jemi akoma në fazën e analizave dhe debateve brenda ku nuk e përjashtoj që njëri prej atyre që e kemi biseduar dhe ofruar është edhe Arben Taravari”, deklaroi Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike.

    Lajmi Paraprak

    Inteligjenca artificiale e Kryeministrit

    Lajmi i rradhës

    “A s’je ti në burg a?”, deputetja bën shaka kur sheh Pal Lekajn në Komision

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë