Mexhiti: BDI po përçan votën shqiptare me kandidatin e tyre për president

    Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka thënë se me nxjerrjen e Bujar Osmanit në për kandidat për president, BDI vendosi që vota shqiptare të mos jetë e unifikuar, përcjell Nistori.

    Mexhiti tha se me këtë lëvizje, pas kandidaturës së Arben Taravarit, BDI me vetëdije të plotë po rrezikon futjen e tij në raundin e dytë të kandidatit të opozitës shqiptare.

    “Kemi besuar se BDI do të tejkalon vetëveten dhe se ashtu siç ka përkrahur edhe kandidat maqedonas, siç ishte rasti me z.Pendarovski, do të përkrah z.Taravari, mirëpo u pa se BDI nuk e ka hallin e shqiptarëve dhe nuk punon në interes të unifikimit të votës shqiptare”, tha Mexhiti.

    Mexhiti tha se njejtë siç u harrua agjenda e gjelbër, do të harrohet edhe kandidatura e Bujar Osmanit për president.

    Lajmi Paraprak

    BE-ja sanksionon individë “pro-rusë” për përpjekje për të destabilizuar Moldavinë

    Lajmi i rradhës

    Partitë maqedonase kundër partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë