Mexhiti: edhe maqedonasit duhet të punojnë që shqipja të jetë në kushtetutë

    Izet Mexhiti, kryetar i LD-së / Fotografi në Shkup, gjatë fushatës presidenciale të rrethit të parë / Fotografia: Emir Hamzi

    Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se nuk hapet Kushtetuta vetëm për stemën, himnin dhe gjuhën shqipe, në pako duhet të jetë edhe çështja e futjes së bullgarëve në Kushtetutë. Në një intervistë për Racin, Mexhiti tha se për momentin nuk ka as negociata dhe as marrëveshje politike për hapjen e kushtetutës, por kur të hapet, punët do të duhet të diskutohen në pako, përcjell Nistori.

    “Nëse bëhet fjalë për stemën që e ka origjinën nga koha e komunizmit, edhe himni e ka origjinën prej atëherë, njëkohësisht rri pezull edhe çështja e gjuhës shqipe. Të gjithë e dijnë se gjuha që e flasin mbi 20 përqind e qytetarëve është gjuha shqipe dhe mendoj se duhet që edhe bashkësia më e madhe, maqedonasit, të punojnë në këtë që shqiptarët të mos ndjehen të poshtëruar dhe të identifikohen me numër për gjuhën e tyre, por të qëndrojë në kushtetutë se bëhet fjalë për gjuhën shqipe në nivel republikan. Mendoj se prej kësaj askush nuk humb asgjë. Por për më tej. Nëse hapet duhet të hapen në pako, por marrëveshje politike kemi për çështje të tjera, për program qeveritarë. Në parim për futjen e bullgarëve në Kushtetutë askush nuk ka asgjë kundër. Dilema është vetëm nëse kjo do të jetë kërkesa e fundit”, tha Izet Mexhiti,

    Ndryshe, më herët presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se ka frikë që një debat mbi simbolet shtetërore mund të fusin palët në konflikte të reja emocionale. Ajo është kategorikisht kundër ndryshimit të himnit kurse sa i takon stemës ka dilema se sa është momenti i duhur për hapjen e këtyre temave. Simbolet, thotë ajo, duhet të na bashkojnë dhe jo të na ndajnë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shkrimtarët i duam pas vdekjes

    Lajmi i rradhës

    Mbi 100 infermiere ende pa kontrata pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë