Mexhiti flet për kërcënimet e Ali Ahmetit dhe marrjen e pozitave ekzekutive

    Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti nuk do ta votojë shumicën e re parlamentare. Mexhiti thotë se Aleanca për Shqiptarët futet në Qeveri për të shpëtuar Artan Grubin dhe jo për të vazhduar rrugën evropiane. Mexhiti në “Rruga drejt” foli edhe për kërcënimet nga kreu i partisë, Ali Ahmeti dhe marrjen e pozitave ekzekutive prej “Grupit të zjarrit”, përcjell Nistori.

    “Këtë shumicë parlamentare që po bëhet kinse bashkë për Europë, por në fakt është aleancë për të shpëtuar Artan Grubin. Nuk do ta votoj, do të jem kundër, do t’i them qëndrimet e mia dhe do të pres të shoh edhe programin, kandidatët për ministra, nëse del ashtu siç dëgjoj disa propozime nga Aleanca, sidomos në sferën e Drejtësisë ku faktori ndërkombëtar ka bërë investimet më të mëdha dhe është më i ndjeshëm, patëm një reagim të ashpër gjatë përzgjedhjes së prokurorit për krim të organizuar, uroj të mos kenë shkuar aq larg, pra që ta devijojnë, duke u thirr për Europë të mos ketë asgjë europiane në këtë ekzekutiv.” – deklaroi Mexhiti.

    Ai tha se fjalën e fundit për ekzekutivin e ri qeverisës do ta ruajë dhe do ta thotë në Kuvend. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kontratat kolektive “gjunjëzojnë” komunat

    Lajmi i rradhës

    Mjekja Ramadani: Korrupsioni si çelës në Maqedoni për të arritur deri te specializimi dhe jo meritat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë