Mexhiti: Lëvizja Demokratike nuk është prodhim aventure

    Izet Mexhiti në Kuvendin Themelues të Lëvizjes Demokratike, tha se në këtë vend nuk i solli inati por koshienca, “nuk na solli lakmia por vullneti, nuk u bashkuam për të qenë kundër, por për të qenë prijës, na solli këto dëshira për t’i lëvizur gjërat përpara”.

    “Sot nuk mund të themi se partitë janë risi, rritmi i frymëmarrjes ditore sikur ka mbuluar entuziazmin, por shpresa nuk vdes asnjëherë dhe prania juaj sot këtu e konfirmon këtë të vërtet absolute, për tu rreshtuar pranë Lëvizjes për të rikthyer demokracinë në shoqërinë tonë”, tha Mexhiti, duke thënë se tani ato veprojnë më shumë maturi, për t’ju qasur betejës për një jetë më të mirë dhe më të bukur si qytetarë shqiptarë, raporton SHENJA.

    Mexhiti tha se Lëvizja Demokratike nuk lind në vakum, nuk është ekses dhe aq më pak episod, nuk është prodhim aventure dhe rezultat vetëm se politike por është vazhdimësi të atyre që synon rilindjen përmes rikujtimit dhe besimit në vete në forcat tona në peshat tona.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: Për gjashtë vjet e rritëm pensionin mesatar për 40 për qind

    Lajmi i rradhës

    Problemi që shtetet kanë me vaping | Si të parandalohet konsumimi nga adoleshentët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë