Mexhiti premtoi zgjidhje që u mundëson medresantëve regjistrimin në universitetet publike

    Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti deklaroi sot qeveria po i gjen zgjidhje problemit me medresantët, duke fajësuar BDI-në në qeverisjen e kaluar për mashtrime disavjeçare.

    “Edhe kjo është një prej çështjeve me të cilën është manipuluar 30 vite. Është manipuluar zakonisht në fushata zgjedhore dhe nuk ka pas asnjëherë zgjidhje. Në zgjedhjet e fundit, para se të fillonte fushata zgjedhore ka pasur një lloj manipulimi nga ish qeveria, nga opozita e tanishme shqiptare kinse ka bërë zgjidhje, por vetëm ka qenë një manipulim për poltikë ditore për të përfituar vota, mirëpo kjo është e kaluar. Qasja jonë është jo politikë ditore po zgjidhje ligjore”, tha Mexhiti.

    Ndryshe, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese reagoi Bashkësia Fetare Islame. Në një reagim me shkrim BFI thotë se do të presë pranimin zyrtar të vendimit dhe më pas do të analizojë “arsyeshmërinë e Gjykatës Kushtetuese” dhe do të ndërmarrë hapa konkretë juridikë. 

    Lajmi Paraprak

    Si ta kuptoni që faktori mbrojtës ka skaduar dhe cilat janë rreziqet e përdorimit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë