Shtyhet greva e Sindikatës së Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

    Lidhja e Sindikatave të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup sot ka marrë vendim për shtyrjen e protestës së paralajmëruar për 30 qershor për shkak se kanë marrë përgjigje nga Qeveria se kërkesat e tyre do t’i diskutojnë me ministritë kompetente.

    “Ju njoftojmë se kemi marrë përgjigje nga Qeveria e RMV-së për kërkesat tona që ndërlidhen me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe rritje të pagave”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Lajmi Paraprak

    Specialja akuzohet për mosefikasitet në misionin e saj

    Lajmi i rradhës

    Raporti Botëror i Drogave 2022: Shqipëria, e shtata në botë për kanabisin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë