Mexhiti: qeveria institucionalizon Marrëveshjen e Ohrit

    Izet Mexhiti në tubimin përmbyllës në Tetovë në fushatën zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Në prag të shënimit të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti thotë se pas devalvimit që BDI-ja i ka bërë shënimit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria aktuale po e rikthen institucionalizimin e kësaj date të rëndësishme.

    Mexhiti në një intervistë për Alsat i hedh poshtë akuzat e partisë së Ahmetit për shkurtim të buxhetit për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit.

    Ai thekson se shpenzimet për manifestimin e kësaj date të rëndësishme do t’i mbulojë Qeveria, për dallim nga sipas tij BDI-ja që i ka harxhuar për dreka, darka dhe koncerte.

    Zëvendëskryeministri i parë, thotë se shqiptarët i kanë dhënë 22 vite kreut të BDI-së, por ai nuk arriti ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

    Lajmi Paraprak

    Kujdesi që duhet të tregoni kur bëni testin e diabetit

    Lajmi i rradhës

    Ndaj MPB-së është ngritur padi penale për kaosin e krijuar me dokumentet personale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë