Mucunski: Qeverinë e bëjmë me shqiptarët edhe nëse fitojmë 61 deputetë

    HEQJA E 20% NGA KUSHTETUTA | Mucunski: Nuk do ta mbështesim

    VMRO DPMNE-ja nuk do të mbështesë heqjen e 20 përqindëshit nga Kushtetuta dhe zëvendësimin e tij me termin gjuha shqipe. Nënkryetar i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski, në Programin 200 në Alsat tha se janë të hapur të diskutojnë për implementimin e modelit kroat në preambulën e kushtetutës, por jo për zgjidhje që siç tha ai imponojnë binacionalizëm, përcjell Nistori.

    “Kërkojmë të përgjigjemi në diçka që është abstrakte që është thënë një birfing me gazetarë. Mënyra të tilla të futjes së amendamenteve kushtetuese nuk do të mbështesim. Por jemi të hapur të diskutojmë atë, siç e argumentoi edhe profesoresha Gordana Siljanovska të implementojmë për shembull një model kroat dhe përse të mos flasim për amendamente të tilla kushtetuese. Pra ta marrim preambulën e Kushtetutës së Kroacisë ta kopjojmë në kushtetutën tonë dhe për një model të tillë dhe çështje të tillë jemi të hapur të diskutojmë. Por një përpjekje të tillë, të imponohet një binacionalizëm në Maqedoni në momentin kur duhet të flasim për koncept qytetar të funksionimit të shtetit është shumë i gabuar dhe skajshmërish retrograd, antievropian dhe në kundërshtim me interesat e të gjitha bashkësive etnike”, deklaroi Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.

    Mucunski: Fronti i Ali Ahmetit është antievropian!

    VMRO DPMNE-së nuk i ka mbërritur ftesa që e paralajmëroi BDI-ja për Frontin për Evropë. Por edhe nëse marrin ftesë të tillë do ta refuzojnë, tha nënkryetar i VMRO DPMNE-së Mucunski. A tha se fronti i Ahmetit ku mbështetës lojal është Kovaçevski është front antievropian.

    “Një ftesë të tillë nuk e kemi pranuar. Por edhe po të pranojmë do të duhet të japim përgjigje negative sepse fronti që e udhëheq Ahmeti dhe që mbështetësi më lojal është Kovaçevski është Fronti antievropian në Maqedoni. Fronti i cili e la shtetin pa tekste shkollore, pa ilaçe, pa investime kapitale, pa reforma serioze në sistemin gjyqësor, pa asnjë plan ekonomik në këto kohë krize, është fronti që sjell regres në shoqëri dhe front kundër të cilit të gjithë duhet të luftojmë”, theksoi Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.

    Mucunski: Qeverinë e bëjmë me shqiptarët edhe nëse fitojmë 61 deputetë

    S’do të ketë qeveri pa shqiptarët. Pavarësisht nëse do të fitojë 61 deputetë ose jo, VMRO DPMNE-ja thotë se do të formojë qeverinë me parti shqiptare. Ai tha se VMRO DPMNE-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dëshiron të bashkëpunojë me opozitën shqiptare, pa përjashtuar mundësinë edhe për koalicione parazgjedhore.

    “Për shkak të stabilitetit dhe funksionimit të sistemit, pavarësisht nëse VMRO DPMNE-ja do të ketë 61 deputetë, 65 deputetë apo 59 do të duhet përfaqësues nga blloku politik shqiptar edhe për një arsye tjetër, për sigurimin e shumicës së Badenterit por edhe miratimin e ligjeve të tjera kruciale. Por nga ky këndvështrim, dëshirojmë që të jetë ky fronti i udhëhequr nga opozita shqiptare i cili shpresojmë të rritet, të jetë më masiv dhe së bashku fronti opozitar t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme”, theksoi nënkryetar i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Farat e vogla chia – Të mira për zemrën dhe diabetin 

    Lajmi i rradhës

    Operacionet sjellin rreziqe afatgjata në shëndetin e trurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë