Mexhiti shpalli fitoren në Çair

    Izet Mexhiti, kryetar i LD-së / Fotografi në Shkup, gjatë fushatës presidenciale të rrethit të parë / Fotografia: Emir Hamzi

    Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti shpalli fitoren në këtë komunë duke u shprehur se me këtë fitoi një klasë e re politike, derisa kundërshtarët shkuan në pension. Mexhiti porosi Ahmetit që të tërhiqet nga politika, sepse siç u shpreh votat e qytetarëve e çuan në pension.

    “Në Çair fituan të gjithë shqiptarët. Sot dua të them me zë të qartë se fituan të gjithë shqiptarët. Urime pensionimin kundërshtarëve politikë. Fitorja jonë nuk është fitore personale, por është fitore e një klase politike që sjell ndryshim. Faleminderit shqiptarë. Lkjo është fitore e dinjitetit qytetar, e shpresës që qytetarët e kanë fituar me votë të lirë. Falënderojmë institucionet që garantuan një proces të qetë dhe demokratikë”, deklaroi Izet Mexhiti, VLEN. /Alsat

    Lajmi Paraprak

    Tri komuna nuk plotësojnë censusin për kryetar, Centar Zhupa, Mavrovë-Rostusha dhe Vrapçishti

    Lajmi i rradhës

    Bilall Kasami prin në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë