Mexhiti: shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

    Kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili është pjesë e koalicionit VLEN, ka reaguar pas informacioneve se kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkoka ka propozuar tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001.

    Mexhiti në një postim në Facebook shkruan se “VMRO-DPMNE” vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo sipas tij është lojë e vjetër. Ai gjithashtu shkruan se “shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare”.

    “Na vjen keq që me afrimin e zgjedhjeve, Vmro-Dpmne ju kthehet praktikave të vjetra të cilat menduam që i kanë harruar. Vmro-Dpmne po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate, e vjetëruar. Shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare”.

    “UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty”, shkruan Mexhiti në Facebook.

    Lajmi Paraprak

    Aktakuzë ndaj 12 personave, dyshohen për shpërdorim të 5.7 milionë eurove në Agjencinë për Rini dhe Sport

    Lajmi i rradhës

    Transparency International: nivel i lartë i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë