Mexhiti: si gripi, ashtu edhe Kovidi janë viruse të së njëjtës familje, nuk ka vend për panik

    Dhjetëra pacientë janë duke u trajtuar nga gripi stinor në Klinikën Infektive dhe Klinikën e Pulmologjisë. Shumë qytetarë nuk po mund ta kalojnë më gripin vetëm me trajtime shtëpiake. Ndonëse është virozë stinore, disa pacientë po e vuajnë me pasoja më të rënda shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë tha se si gripi ashtu edhe kovidi janë viruse të së njëjtës familje.

    “Rreth 10 pacientë me grip janë të hospitalizuar në Klinikën infektive, prej të cilëve 3 janë të diagnostikuar me kovid. Kjo është e njëjta familje e viruseve si kovidi si gripi janë virus i njëjtë. Në kushte dimri normale të kemi grip, verës nuk kemi. Ajo që mund t’ju them si ministër, nuk ka hapësirë për panik, gjithçka është nën kontroll dhe i ndjekim të gjitha udhëzimet e Komisionit për sëmundje infektive”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

    Më të ndjeshëm ndaj gripit janë pacientët me shëndet të dobësuar. Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë, janë të shtruar po ashtu dhjetëra pacientë, tha drejtori Dokiq. Nuk është vonë të vaksinohen kundër gripit, por që pacientët mos ta bëjnë atë kur janë të sëmurë.

    “Kemi pacientë me grip, momentalisht një paciente është në gjendje të rëndë me një shqetësim të lartë në organet e frymëmarrjes dhe të vetëdijes. Bisedojmë më Klinikën infektive që ta marrin sepse asaj do ti duhet respirator. Pacientja është pozitive në influenca. Për vaksinim nuk është vonë, por para se të marrin vaksinën duhet të jenë të shëndetshëm, nuk guxojnë të vaksinohen derisa janë të sëmurë me virus”, u shpreh Dejan Dokiq, Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.

    Me kthimin e fëmijëve nëpër shkolla, rreziku për përhapje të gripit është i madh, tha Valentina Çollakovska. Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë theksoi se këtë fundjavë kanë kryer kontrolle rekorde, edhe atë 150 trajtime brenda ditës.

    “Jemi në periudhën e gripave kur përfundoi edhe pushimi dimëror i fëmijëve. Meqë tani fillojnë mësimet pritet që kësaj jave numri i pacientëve të rritet, do të përcjellim situatën! Në këtë periudhë të fundjavës së zgjatur kishim shtim të jashtëzakonshëm të ekzaminimeve, ndërmjet 100-150 pacientë brenda 24 orëve”, tha Valentina Çollakovska, Drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë.

    Shqetësimet për situatën më gripin u shprehën në promovimin e pajisjeve të reja mjekësore për qendrën e re të diagnostikimit në Pulmologji. Autoritetet theksuan se investimi prej 16 milion denarë iu mundëson mjekëve të kenë më shpejtë ekzaminime në pajisjet e reja për bronkoskopi, ekografi, Tomografi kompjuterike, aparatura EBUS dhe rëntgen digjital, në mënyrë që pacientët të diagnostikohen në kohe dhe të marrin trajtimin mjekësor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në shumë shkolla të RMV problemet mbetën të pazgjidhura

    Lajmi i rradhës

    Akulli ‘thyen’ duart e këmbët e tetovarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë