Në shumë shkolla të RMV problemet mbetën të pazgjidhura

    Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme u rikthyen bankave shkollore me problemet e vjetra. Mbetet i pazgjidhur problemi me mësimin shqip në shkollën e Idrizovës, Çashkës, dhe shumë shkollave të tjera në vend, që në gjysmëvjetorin e parë humbën shumë orë mësimi. Banorët e Idrizovës nuk e dijnë se si do të jetë fati i nxënësve të klasave të gjashta, të cilët në fund të gjysmëvjetorit të parë u transferuan përkohësisht në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair, deri në hapjen e një paraleleje shqipe në shkollën fillore “Njegosh”.

    “Na kanë premtu për klasën e gjashtë por asnjë informacion nuk ka, tani përgatiten të shkojnë te komuna, të shohim përse nuk është bërë akoma. Nuk e di çfarë janë duke bërë, se na kanë premtu edhe të komunës së do të hapet paralelja e gjashtë do të hapet, por asnjë informatë nuk ka. Nxënësit shkojnë nëpër shkolla tjera, se di çfarë do të bëhet, se premtime boll por asgjë ska, se këto maqedonasit bëjnë panik, të mos hapet”, deklaroi një prind.

    Prindërit maqedonas thonë se problemi nuk është tejkaluar, dhe mbeten në qëndrimin kundër hapjes e paraleles shqipe për nxënësit e klasës së gjashtë në “Njegosh”.

    “Vazhdon, siç jam i informuar, vazhdon dhe ashtu do të mbetet. Nuk ka logjikë. Mendimi im dihet, të mos godasim mbi baza etnike, këtu dihet se mbi 90 për qind janë ortodoksë, nuk e di se për çfarë arsye duhet të hapet…”, u shpreh një tjetër prind.

    “Me siguri mësojnë, ja edhe vetë e shihni se ka njerëz… Nuk e di, tani diskutuam se nuk është tejkaluar asgjë…”, theksoi një prind tjetër.

    Në komunën e Gazibabës është realizuar një takim, mes përfaqësuesve kompetentë, por pa epilog. Sot filloi gjysmëvjetori i dytë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Ndërsa për herë të parë këtë vit nxënësit do të kenë pushim pranverorë nga data 29 prill deri më 6 maj. Nxënësit e shkollave fillore do të mësojnë deri më 17 qershor, për të përmbushur numrin e caktuar të ditëve të punës, që janë 180, sipas kalendarit për organizimin e mësimit. Për nxënësit e shkollave të mesme viti shkollor përfundon më 10 qershor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    O’Brien: Ka një parti që propozon zgjidhje dhe një tjetër që premton se do të gjejë zgjidhje si të ecet përpara

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: si gripi, ashtu edhe Kovidi janë viruse të së njëjtës familje, nuk ka vend për panik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë