Mexhiti: vjedhësit e votave do të ballafaqohen me drejtësinë, këtë herë nuk do të falen

    Izet Mexhiti, kryetar i LD-së / Fotografi në Shkup, gjatë fushatës presidenciale të rrethit të parë / Fotografia: Emir Hamzi

    Izet Mexhiti thotë se VLEN është favorit për të formuar Qeverinë: Për Levicën nuk kemi dilemë, jemi të hapur për të gjitha partitë tjera

    Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga VLEN ka bërë të ditur se koalicioni opozitar është i hapur të negociojë me të gjitha partitë politike, por ka anashkaluar Levicën, përcjell Nistori.

    Mexhiti tha se të gjitha partitë tjera kanë deklaruar se janë të orientuara kah Evropa.

    “Për Levicën nuk kam dilemë. Të tjerët, në parim janë të orientuar kah Evropa në programet e tyre. Kështu, jemi të hapur për bisedime me të gjithë të tjerët”, tha Mexhiti.

    “Kësaj radhe nuk do t’i falet” – Mexhiti thotë se do të ndëshkohen vjedhësit e votave

    Mexhiti nga koalicioni VLEN duke ndaluar te rasti i Likovës, tha se është një sinjal se vjedhësit e votës duhet të ndëshkohet dhe të përgjigjen para drejtësisë.

    “Ky është apel që secili që do të ndërmerr një hap të tillë, kësaj radhe nuk do t’i falet, por do të ballafaqohet me drejtësinë”, tha Mexhiti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

    Lajmi i rradhës

    Sa sheqer duhet të konsumoni – Guida e shëndetshme për çdo moshë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë