Micevski: kandidati i VMRO-DPMNE-së do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit

    Micevski: Marrëveshjet e Kovaçevskit dhe Zaevit me Ahmetin dhe Grubin nuk janë para ligjeve të vendit

    Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në TV21 theksoi se qëndrimi i tyre është konsistent sa i përket emërimit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për kryeministër të vendit, përcjell Nistori.

    “Kjo qeveri dhe kjo shumicë qeverisëse po i thyejnë ligjet, po e thyejnë Kushtetutën e vendit dhe në fakt kështu do të ndodhë fatkeqësisht me formimin e kësaj Qeverie teknike”, thotë Micevski.

    Ai ka ripërsëritur qëndrimin e VMRO-së dhe ka thënë se nuk do ta votojnë Talat Xhaferin për shumë arsye që tashmë dihen.

    “Marrëveshjet e bëra nga Kovaçevski, të cilin Zaev i ka bërë me Ali Ahmetin dhe Artan Grubin, nuk janë para ligjeve në këtë vend”, tha Micevski.

    Kandidati i VMRO-DPMNE-së do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit

    Lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Micevski deklaropi se kandidati për president i VMRO-DPMNE-së do të jetë kreu i ardhshëm i shtetit.

    Micevski për Arsovskën: Edhe në të kaluarën ka pasur shembuj kur VMRO-DPMNE-ja ka gabuar në vlerësim

    duke folur për lideren e re të “Alternativës së RE” dhe kryetares së Shkupit, Danella Arsovskën, theksoi se në të kaluarën ka pasur shembuj kur VMRO-DPMNE ka bërë gabime në vlerësim.

    “Fotografia që e pamë dje nga promovimi i djeshëm i Arsovskës thotë gjithçka, gjegjësisht po u tregohet publikisht qytetarëve për atë që fshehtas është përpiluar dhe folur për koalicionin Danela Arsovska-LSDM, Levica dhe BDI”, thotë Micevski.

    Ai shtoi se gjithsesi është një subjekt politik të cilit nuk do t’i jepte shumë rëndësi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qumështi – 5 efektet anësore nga konsumi i tepërt

    Lajmi i rradhës

    Çka pas heqjes së dinarit në Kosovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë