Micevski: Qeveria të mbështesë projektligjin e VMRO-DPMNE-së për energjinë

    Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot ka dorëzuar kërkesë në Parlament për mbajtjen e seancës urgjente për projektligjin e parashtruar nga VMRO-DPMNE, i cili ka të bëjë me Ligjin për energjetikë, bëri të ditur sot koordinatori i Grupit të deputetëve të kësaj partie, Nikolla Micevski në konferencë për shtyp.

    Sipas Micevskit, Qeveria ka përshkruar disa nga masat e propozuara që ata si si VMRO-DPMNE i kanë ofruar. “Atë që Kovaçevski e prezantoi nuk është e mjaftueshme. Në masat të cilat Kovaçevski i prezantoi, dëgjuam se do të kenë energji më të lirë elektrike institucionet arsimore dhe shëndetësore publike, por rastësisht apo jo, i la jashtë ndërmarrjet për menaxhim me ujin dhe ato komunale, të cilat për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike, kishin problem me likuiditetin dhe mund të çojë në rritjen e faturave të familjeve dhe ekonomisë”, tha Micevski. Ai theksoi se kërkojnë pranim të plotë, e jo të pjesshëm të propozimit të tyre. “Me projektligjin për energjetikë që e ka dorëzuar VMRO-DPMNE -ja, përfshihen edhe ndërmarrjet për menaxhim me ujin dhe ato komunale që kanë shpenzime të mëdha për energji elektrike. Nëse LSDM-ja, Qeveria dhe Kovaçevski vërtet kujdesen, le ta mbështesin ligjin tonë për energjetikë”, thekson Micevski, duke shtuar se kjo drejtpërdrejtë do t’ua lehtësojë qytetarëve të mos vijë në shtrenjtimin e shërbimeve lidhur me furnizimin me ujë.

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Financave kërkon të miratohen ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit

    Lajmi i rradhës

    Ministri i Jashëm çek ka pritje të larta për liberalizim të vizave për Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë