Mickoski: Afrim Gashi është njeri me dinjitet dhe sjellje të veçantë

    “Afrim Gashi është njeri me dinjitet të veçantë”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë televizive në Alfa, duke komentuar sulmet e opozitës ndaj kryeparlamentarit.

    “Unë ju garantoj se sjellja e tij ndaj deputetëve është për disa nivele më e dinjitetshme sesa sjellja e Talat Xhaferit. Unë e garantoj këtë me gjithë kredibilitetin tim para opinionit”, tha Mickoski.

    Ai tha se në këto 5-6 vite që e njeh Afrim Gashin, mund të garantojë se nuk është njeri që iu fryen konflikteve.

    “Unë e njoh Afrim Gashin, si njeri nuk mund t’ia lejojë vetes ta lëndojë dikë”, tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Viti i ri shkollor fillon më 2 shtator, sfidat mbeten të njëjta

    Lajmi i rradhës

    AUV: në Ohër, në rrugën e Plastikave dhe në Çarshinë e Shkupit, shiten ushqime të pasigurta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë