Mickoski do të jetë kryeministri i 20 burrave dhe tri grave


    Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe ai do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga pavarësia e vendit

    Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol.

    Në qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe vetëm tre gra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i madhi është 66 vjeç dhe më i riu 33.

    Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

    Shumica parlamentare që pritet të mbështesë qeverinë e re në dhomën legjislative numëron 78 deputetë – 58 nga koalicioni VMRO-DPMNE, 14 nga VLEN dhe gjashtë nga ZNAM.

    Lajmi Paraprak

    NjZ gjashtë peshon mbi 5 milionë euro – milioneri Thaçi vlen sa i gjithë “VLEN”-i

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: nuk ka asnjë detyrim ligjor që Fronti Europian të jetë pjesë e Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë