Mickoski: Është koha që BDI të shkojë në opozitë

    I pyetur se a do të bashkëpunojë me frontin opozitar shqiptar, i cili është paralajmëruar nga Lëvizja Besa, Alternativa dhe partia e re e Izet Mexhitit, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se ka komunikime dhe hapësirë për bashkëpunim, njofton Alsat, përcjell Nistori.

    Ai ka shtuar se grupi i konsoliduar i politikanëve dhe subjekteve politike që do të ballafaqohen me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dalë me rezultat të shkëlqyer.

    Sipas Mickoskit fronti opozitar shqiptar do të jetë fituese në bllokun shqiptarë.

    Çdo ditë kemi informata të reja dhe shqetësuese për keqpërdorime nga BDI

    Mickoski deklaroi se në bazë ditore marrin vazhdimisht informata të reja ku flitet për dyshime për korrupsion nga krerët e BDI-së.

    Ai thekson se i shqyrtojnë dhe i hulumtojnë të gjitha ata informata, për të cilat thotë se kanë dokumente me të vërtetë shqetësuese. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Problemet e BE-së me demografinë

    Lajmi i rradhës

    Gjermani, abuzime miliardëshe me medikamente për kimioterapi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë