Mickoski: i kuptoj qytetarët që përmes protestës shprehin revoltën, por jo brejtësit politik

    Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ka mirëkuptim për ata që vendosën përmes një mjeti demokratik siç është protesta për të shprehur zemërimin e tyre, por nuk i justifikon ata, siç u shpreh ai, brejtësit politik qe duan të përfitojnë pikë politike.

    “Protestat janë një mjet demokratik për të shprehur pakënaqësinë dhe unë jam nervoz, ne të gjithë jemi të pakënaqur me gjithçka që po ndodh. Çështjet i zgjidhim, shumë çështje janë zgjidhur në 9 muajt e kaluar, për shumicën prej tyre ishim pengës që të mos vazhdoj nënçmimi, plaçkitja, shkatërrimi nacional i Maqedonisë dhe kjo për brejtësit politik paraqet problem, dhe shohin që përmes këtyre protestave të fitojnë pikë politike, tha Mickoski duke shtuar se i bashkangjitet shprehjes së revoltës dhe pakënaqësisë. Ai tha se edhe shumë punë kanë ngelur për tu zgjidhur, por se do të luftoj deri në atomin e fundit që të bëjnë diç për gjeneratat e ardhshme.

    “Kemi mposhtur disa shoqata mafioze, do të vazhdojmë edhe në periudhën në vijim. Uroj të jemi të gjithë të fokusuar dhe të bashkuar në zgjidhjen e problemeve”, tha Mickoski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit

    Lajmi i rradhës

    24 marsi i bombave të USA/ NATO për çlirimin e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë