Mickoski i lumtur që fitoi Orban në Hungari dhe Vuçiq në Serbi

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë ishte në Budapest në selinë e Fidesz të Victor Orban, përcjell Nistori.

    Pas shpalljes së fitores së Orbanit në zgjedhjet parlamentare, Mickoski ka postuar një selfie me kryeministrin hungarez dhe gjithashtu ka uruar Aleksandar Vuçiq për fitoren e tij të radhës.

    “Një fitore e madhe për Viktor Orbanin. Me fat dhe sukses le të jetë mandati i pestë i kryeministrit, i katërti radhazi. Urime për fitoren bindëse të partisë sonë simotër SNS në Serbi. Fitore e madhe për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Maqedonia ka miq!”, ka shkruar Mickoski në Facebook.

    Ndryshe, sondazhet thonë se Fidesz dhe partnerët e tij kanë një epërsi të ngushtë ndaj gjashtë partive opozitare që janë bërë bashkë.

    Gjithashtu, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka fituar 59.8 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 3 prill. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kujdes ndaj këtij ‘malware’, zbulohet aplikacioni rus i spiunimit që regjistron gjithçka

    Lajmi i rradhës

    A rrezikohet përdorimi i flamurit kombëtar në Kërçovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë