Kujdes ndaj këtij ‘malware’, zbulohet aplikacioni rus i spiunimit që regjistron gjithçka

    Ekspertët e teknologjisë informative kanë identifikuar një aplikacion qëllimkeq i quajtur Process Manager, që vepron si softuer spiun për Android që ia bartë informacionet e juaja hakerëve.

    Më herët një “malware” për Android i lidhur me grupin rus të hakerëve Turla kishte bërë kërdinë, ndërsa tani është zbuluar se aplikacioni përdor infrastrukturën që më herët ia kishte dërguar hakerëve për të parë se çfarë në të vërtetë u intereson, transmeton Telegrafi.

    Turla është një grup i hakerëve rusë që i mbështet Kremlini për të kryer punë të ndryshme. Ata përdorin një ‘malware’ të caktuara për të futur në cak sisteme të ndryshme evropiane dhe amerikane – pra ata bëjnë spiunim.

    Në anën tjetër FBI dhe autoritetet e tjera të sigurisë në SHBA, kanë bërë thirrje për më shumë kujdes pasi grupe të caktuara të hakerëve rusë që financohen nga Moska, kanë për cak kompani të ndryshme.

    Lajmi Paraprak

    Një nënë që ka foshnjën në gji, duhet t’i kushtojë vëmendje ushqimit

    Lajmi i rradhës

    Mickoski i lumtur që fitoi Orban në Hungari dhe Vuçiq në Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë