Mickoski kërkon falje: nga premtimi “kompjuter për çdo fëmijë”, edhe pas 15 vitesh flasim për libra

    Kryeministri Hristijan Mickoski u dërgoi një mesazh nxënësve të klasës së parë dhe mësuesve të cilët, siç tha ai, duhet t’u përcjellin më të rinjve njohuri për dy vlera të rëndësishme – familjen dhe atdheun. U kërkoj ndjesë prindërve që më shumë se 15 vjet më parë flisnim një kompjuter për çdo fëmijë dhe sot, pas 15 vjetësh, flasim për një libër shkollor për çdo fëmijë, përcjell Nistori.

    Ai e tha këtë, duke shtuar se për herë të parë në shtatë vjet, duke aluduar në periudhën e qeverisë së mëparshme, nxënësit në vend do të kenë libra shkollorë në ditën e parë të shkollës, përfshirë ato në gjuhë të huaja.

    “Por ju premtoj se përmes një disipline të re, që është inteligjenca artificiale, me të cilën do të njihen fëmijët tanë, do të jemi në gjendje të flasim për të ardhmen dhe sfidat që na sjell e ardhmja”, tha Mickoski.

    Ai shprehu mirënjohje për Ministren e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska për punën e bërë deri më tani gjatë mandatit të saj, si dhe për kryetarin e komunës së Kisella Vodës dhe kandidatin për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski, për të cilin tha se ka plane të mëdha jo vetëm për komunën, por edhe për kryeqytetin.

    Lajmi Paraprak

    A po afron fundi i epokës së veturave me transmisione manuale?

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët në Nerovë e filluan vitin shkollor në një klasë të përbashkët — shkolla e vjetër pa asnjë ndërhyrje nga MASh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë