Mickoski kërkon seancë në shtator | LSDM: Mickoski bën shantazh

    VMRO-DPMNE-ja me ofertë të re për pushtetit; të testojë nëse ka mbështetjen e 80 deputetëve për ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Kreu i partisë Mickoski, është i bindur në palëkundshmërinë e deputetëve të tij.

    “Menjëherë sapo Kuvendi dhe deputetët të kthehen nga pushimet vjetore, pika e parë në seancën e parë të Kuvendit të jetë propozimi për ndryshimin e Kushtetutës. Nëse ai mbledh 80 deputetë, unë menjëherë të nesërmen do ta realizoj premtimin e dhënë. Por, nëse ai nuk ka 80 deputetë, atëherë të shkojmë në zgjedhje ta parakohshme parlamentare”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Kërkesat e VMRO-DPMNE-së, për LSDM-në janë konfuze. Kërkojnë nga opozita të ndryshojë sjelljen destruktive.

    “Kjo ofertë e Mickoskit është e barabartë me shantazh. Kurse pas të gjitha gënjeshtrave që I tha këtë periudhë dhe për të cilat opinion mori vesh është që ai nuk ka legjitimitet për një kërkesë të tillë. Zgjedhje parlamentare do të ketë në afatin e rregullt, në vitin 2024. Për këtë Mickoski duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm dhe të mos shpërndajë më shumë dezinformata por të fillojnë të punojnë për interesat e shtetit”, thonë nga LSDM-ja.

    VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar të iniciojë referendum për kornizën negociuese me BE-në, konkretisht për çështjet që lidhen me dialogun me Bullgarinë. Konsultimet brenda partisë vazhdojnë kurse detajet e nismës së paralajmëruar do të dihen sapo Kuvendi të kthehet në punë. Opozita nuk ka përjashtuar as vazhdimin e protestave pas pushimeve vjetore, si formë për të bindur qeverinë të pranojë zgjedhjeve të reja. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ruskoska është suspenduar nga puna

    Lajmi i rradhës

    Arafat Muaremi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë Financiare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë