Arafat Muaremi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë Financiare

    Arafat Muaremi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtorit të Drejtorisë për Polici Financiare.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Muaremi, i cili thekson se vendimi vjen pasi Prokuroria ka vendosur të nis procedurë disiplinore ndaj tre prokurorëve, ndërsa është suspenduar prokurorja Villma Ruskoska.

    “Duke marrë parasysh vendimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, për të inicuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për të tre prokurorët publik dhe për të suspenduar Villma Ruskoskën nga pozita e prokurores publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimi i organizuar dhe korrupsionit, për shkak të sjelljeve të paligjshme dhe shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, me vullnetin tim të lirë, jap dorëheqjen nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare”.

    “Këtë vendim e marr që opinioni të mos ketë as më të voglin dyshim për integritetin, paanshmërinë dhe pavarësinë e procedurës që vazhdon të zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendimi i sotëm i Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha një mesazh të qartë se ligjet duhet të respektohen nga të gjithë dhe se keqpërdorimi i detyrës zyrtare për qëllime personale është i papranueshëm”, njofton Muaremi.

    Ndryshe, ditë më parë ai dorëzoi kallëzim penal ndaj tre prokuroreve, në mesin e të cilave edhe për Villma Ruskovskën, për kontrollet që ata urdhëruan të bëhen në Policinë Financiare./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski kërkon seancë në shtator | LSDM: Mickoski bën shantazh

    Lajmi i rradhës

    Mërgimtarët nga Maqedonia e Veriut në librin amëz fëmijët do të mund t’i regjistrojnë me kopje të vërtetuar të certifikatës së lindjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë