Mickoski mandatar për përbërjen e Qeverisë

    Fotografia: AIM

    Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ia ka ndarë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, partia e të cilit në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 8 maj fitoi 58 mandate.

    “Kryetari i VMRO DPMNE ka mundësi serioze për të formuar qeveri. Me siguri besoj se hapi që po bëj dhe dhënia e mandatit për përbërjen e qeverisë është një hap real juridik dhe politik”, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

    Bisedimet për Qeverinë e re tha Mickoski, janë nga fundi, po përfundojnë pjesën e formimit të resorëve qeveritar dhe pjesën e eshalonit të tretë. Për emrat e bartësve të funksioneve në pozitat kyçe ai tha se janë të njohura por nuk dëshiroi t‘i bëjë publik, duke shtuar se do të dihen së shpejti.

          Lajmi Paraprak

          Micotakis: rruga e Shkupit drejt Europës kalon edhe nëpërmjet Greqisë

          Lajmi i rradhës

          Rexhepi: nëse nuk bëhen ndryshimet deri në fillim të vitit të ardhshëm, duhet shqyrtohet pjesëmarrja në qeveri

          Lajme tjera

          Bashkohu

          Informohu në kohë