Mickoski: Me Bullgarinë jemi në luftë të ftohtë

    Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e cilëson si të pritshme përkeqësimin e raporteve me Bullgarinë dhe e vendos në kategorinë e luftës së ftohtë. Ai thotë se ky është rezultat i hapjes së rrugës ndaj të gjitha kërkesave bullgare, gjë të cilën e ka bërë deri tani qeveria.

    “Shqetësues është fakti se kjo qeveri përskaj të gjitha lëshimeve për gjithçka që u kërkua prej saj, hoqi dorë dhe firmosi gjithçka në interes të ruajtjes së kolltukëve të tyre. e shohim se pala tjetër edhe përskaj gjithë kësaj hyn në një konflikt të tillë të cilin do ta vendosja në nivelin e luftës së ftohtë mes dy vendeve. Kur njëra palë lëshon pe për gjithçka, kurse pala tjetër fiton gjithçka atëherë Bullgaria mendon se e drejtë natyrore e saj është të fitojë gjithçka që kërkon.

    Për këtë kemi paralajmëruar periudhën e kaluar se nuk duhet të ishte ashtu por për fat të keq kemi analfabetë politik, politikanë kriminel dhe të korruptuar të cilët për të ruajtur pozitat e tyre që të marrin dhe një tender më shumë, janë të gatshëm të gëlltisin gjithçka”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. 

    Ministria e Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut shprehu keqardhje për vendimin e Sofjes, për tërheqjen e ambasadorit të saj nga Shkupi, i cili beson të jetë vendim i përkohshëm pasi dialogu sipas MPJ-së, është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

    Lajmi Paraprak

    “Llaskarca”, superekspertiza nxit përplasje të ashpra në gjykatë

    Lajmi i rradhës

    Propaganda ruse e pranishme në Maqedoni, mediat nuk punojnë sa duhet kundër dezinformatave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë