Propaganda ruse e pranishme në Maqedoni, mediat nuk punojnë sa duhet kundër dezinformatave

    Përveç deklaratave të krerëve shtetëror se vendi kërcënohet nga dezinformatat dhe sulmet hibride ruse, qytetarët dhe organizatat nuk kanë asnjë informatë se çfarë masash po ndërmerr shteti kundër ndikimit dhe propagandës ruse në vend, thotë analisti Zharko Trajanovski. Sipas tij, edhe pse shteti shumë vite më parë ka sjellë strategji për të luftuar dezinformatat, deri më tani nuk dihet asgjë rreth efekteve të kësaj strategjie.

     “Jemi të vetëdijshëm se politikanët e nivelit më të lartë, thanë se ato ekzistojnë, por ne nuk e dimë se çfarë masash merr shteti kundër këtyre kërcënimeve dhe kundër këtyre sulmeve të dezinformatave. Ne kemi madje edhe strategji të miratuar nga ana e shtetit, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes e cila inkuadron shumë aspekte të ndryshme, aktivitete intersektore por nuk ekziston transparencë se çfarë masash ndërmerr Qeveria dhe Shteti kundër dezinformatave”, tha Zharko Trajanoski, analist.

    Ekspertja Risana Aleksoska thotë se narrativet dhe dezinformatat ruse në vendin tonë janë të pranishme shumë kohë para fillimit të Luftës në Ukrainë.

     “Narrativet ruse dhe operacionet për ndikim, dezinformatat dhe propaganda, nuk janë të reja, nuk kanë filluar me agresionin brutal në Ukrainë, por janë të pranishme me vite më parë, e me një fjalë ndikimi rus në shoqërinë tonë mund të karakterizohet si forcë e ashpër, ndërsa kjo do të thotë se sferat e ndryshme të jetesës sonë shoqërore, nga mediat, religjionet, e gjithë sektorët tjerë ndikohen nga regjimet autoritare siç është Rusia”, u shpreh Risana Aleksoska, MOST.

    Analisti Zoran Bojarovski, thotë se partnere e kryesore e narrativit dhe politikës agresive ruse është edhe vetë kisha ortodokse e Rusisë. Ai tha se patriarku rus, në të gjitha liturgjitë jep porosi politike në mbrojtje dhe mbështetje të Putinit dhe agresionit të tij

    Kjo do të thotë se vetëm një njeri naiv mund të mendojë se Kisha Ortodokse ruse është e ndarë nga shteti ose nuk merr pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e politikave ruse, gjithë asaj që e bën Putini përmes politikës, operacionet luftarake dhe gjithë operacioneve tjera që i përfshin politika për zbatimin e politikave të botës ruse, kisha është partner i barabartë”, deklaroi Zoran Bojarovski, analist.

    Petrit Saraçini nga Instituti për Mediume dhe Analitikë, thotë se edhe mediat në vendin tonë, nuk punojnë sa duhet kundër dezinformatave ruse. Madje i përcjellin ato pa i kontrolluar fare.

    Përveç transmetimit jo kritik nga ana e mediave, nuk shohim luftë në mediat me ndikim kundër dezinformatave. E theksova atë që e punojmë me TV ALSAT dhe emisionin “Poligraf”, ajo është përfshirje e vetme në televizionet nacionale”, shtoi Petrit Saraçini, IMA.

    Në debatin e organizuar nga Institutit për Mediume dhe Analitikë, ekspertët shpalosën më shumë fakte lidhur me dezinformatat dhe betejën që e bën Rusia në këtë sferë në nivel global. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Me Bullgarinë jemi në luftë të ftohtë

    Lajmi i rradhës

    Vrau me thikë partnerin e dhunshëm, shpallet e pafajshme Ilioska nga Velesi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë