Mickoski: Nëse nuk vidhet, çmimi i rrymës nuk rritet

    Kriza energjetike në vend nuk është vetëm rezultat i problemeve që janë në nivel global, por një pjesë e mirë e fajit duhet t’i atribuohet edhe qeverisë aktuale dhe drejtuesve të kompanive shtetërore energjetike, akuzon kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Kreu i opozitës u bën apel kompetentëve që t’i rreken punës, t’i mundësojnë biznesit dhe ekonomisë të funksionojë, dhe jo vetëm siç thotë, ta vjedhin popullin.

    “Jam i tronditur nga njoftimi e autoriteteve se nga 1 janari do të rriten faturat e energjisë elektrike. Mund të zgjidhet në një mënyrë. Të ndalojnë së vjedhuri, të fillojnë punën dhe të prodhojnë energji elektrike që do ta bëjë ekonominë konkurruese dhe energji elektrike që do të jetë e lirë për qytetarët”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

    EMV hedh poshtë akuzat e Mickoskit dhe i kujton se është ai që ka bërë dëm të madh financiar gjatë menaxhimit të termocentraleve shtetërore.

    “Kur Hristijan Mickoski dëshiron të flasë për blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike, të rikujtojmë se Mickoski është ai i cili gjatë mandatit të tij në SHA EMV ka blerë rrymë prej 250 E/MWh në kohën kur rryma është shitur me 70E/MWh”, EMV

    Nga fillimi i muajit të ardhshëm do të hyjnë në fuqi gjendja e krizës në sektorin e energjisë si dhe masat për kursimin e rrymës. Autoritetet sigurojnë se këtë dimër nuk do të ketë kufizime. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ku mbeti kontrolli mbi çmimet?

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: Arritëm të nxjerrim më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë