Mickoski: nuk do të kërkojë 100 ditë muaj mjalti, të martën vjen investimi më shumë se 400 milionë euro

    Ringjallje ekonomike, rritje të pensioneve dhe pagave, investime në arsim, shëndetësi dhe kulturë, luftë kundër korrupsionit, përgjegjësi për çdo krim dhe reforma të formonizuara me standardet evropiane, paralajmëroi mandatari dhe kryeministër i qeverisë së re Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE, përcjell Nistori.

    Në fjalimin e tij, Mickoski tha se nuk do të kërkojë 100 ditë muaj mjalti, paralajmëroi investime të menjëhershme, ringjallje ekonomike, rritje të pensioneve dhe pagave, investime në arsim, shëndetësi dhe kulturë.

    Që të marten, paralajmëroi investim prej më shumë se 400 milionë euro, ulje të tatimeve por edhe përgjegjësi për çdo krim dhe reformat ë harmonizuara me standardet evropiane.

    “Po vjen koha kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët. Çdonjëri prej jush ka bërë gjithçka për atdheun e tij, tani është koha kur ai të bëjë për ju. Sipas njohurive që i kemi, situata në shumë fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë sjellë në kolaps. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe opinioni do të njoftohet për gjithçka. Nuk do të kërkojë 100 ditë muaj mjalti, por paralajmëroj investime menjëherë, që të martëm investim më shumë se 400 milionë euro, më tej ulje të tatimeve dhe rritje të pensioneve”, tha Mickoski.

          Lajmi Paraprak

          Studim: rreth 2000 fëmijë vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit

          Lajmi i rradhës

          Spasovski vlerëson se programi i qeverisë së re është larg premtimeve të bëra

          Lajme tjera

          Bashkohu

          Informohu në kohë