Me amnistinë e Llogës do të liroheshin 286 persona dhe 960 do të përfitonin liri të pjesshme

    Ministria e Drejtësisë mban të fshehur datën se kur do ta dorëzojë me procedurë të rregullt propozim-Ligjin për Amnisti të cilin ditë më parë Kuvendi e hodhi poshtë si nevojë. Nga Ministria e Drejtësisë, ndonëse kërkuam të dimë nëse propozimi është nisur apo do të niset së shpejti ashtu siç paralajmëroi ministri Krenar Lloga, nuk morëm asnjë përgjigje. Por në rrethana jo zyrtare mësohet se Qeveria nuk është e gatshme të pranojë një propozim të tillë në seancë pasi që paraprakisht Kuvendi është deklaruar, ndërsa sipas organit ekzekutiv përveç që ligji nuk jep efektin e dëshiruar, një zgjidhje e tillë ligjore është miratuar vite më parë dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Se ligji mund të mos jepte efektin e dëshiruar, respektivisht shpopullimin e burgjeve, këtë e dëshmojnë edhe të dhënat të cilat ditë më parë Lloga ia dorëzoi gazetarëve. Numri i personave që kanë përsëritur veprat penale e që aktualisht ndodhen në burg është më i lartë se numri i personave që vuajnë masën efektive të burgut për herë të parë.

    Ditë më parë, Kuvendi me shumicë të votave “kundër” e hodhi poshtë draftin e Ligjit për Amnisti duke e vlerësuar si të panevojshëm. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga duke folur në cilësinë e propozuesit të ligjit në Qeveri tha se nuk është rrëzuar propozimi i tij, por i Qeverisë dhe se për këtë arsye nuk do të rrezikohet shumica parlamentare. Por deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në intervistë për Alsat tha të kundërtën. Sipas tij, ditëve në vijim organet e partisë do të shqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtejmë në Qeveri.

    “Partia i ka organet e veta. Kjo është një precedent dhe një risi të cilën neve gjithsesi se në organet e partisë do ta shqyrtojmë aktivitetin tonë të mëtutjeshëm. Pyetja nuk duhet të shtrohet vetëm te ASH-ja si do të jetë vetëm veprimi ynë. Pse nuk parashtrojmë pyetjen hipotetike a do të hiqet LSDM-ja na Qeveria. Kjo është hipotezë”, deklaroi Halil Snopçe, Deputet i ASH-së.

    Propozimi i rrëzuar nga Kuvendi parashikonte amnisti të plotë ndaj personave të dënuar me burg efektiv deri në 6 muaj dhe 30 për qind të masës ndaj personave me dënime më të larta. 286 persona do të liroheshin plotësisht dhe mbi 960 të tjerë do të përfitojnë liri të pjesshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Marifetet” me kontributet e prindërve në shkolla

    Lajmi i rradhës

    Onkologjia, do të kërkohet zgjerim i hetimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë