Mickoski: nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale

    Kryeministri Mickoski shprehet i prerë për Alsat M se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pavarësisht kërkesës së BDI-së për këtë. Mickoski në një intervistë në Alsat tha se nuk sheh arsye që bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të mbahen edhe ato parlamentare.

    “Jo jo nuk shoh arsye që të kemi zgjedhje të dyfishta. BDI-ja mund të kërkojë, por unë nuk shoh arsye pse ne të kemi zgjedhje të dyfishta. Qytetarët do të tregojnë në tetor se në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë, nëse dëshirojnë të jetojnë në shtet ku blihen qendra tregtare, ku blihen vetura të shtrenjta…Pres që koalicioni VLEN të këtë rezultat më të mirë në zgjedhjet e tetorit, të ketë një komunë më tepër se Fronti Evropian dhe Taravari. VLEN ka shumë më tepër potencial se koalicioni i ri mes Taravarit dhe BDI-së”, tha Mickoski.

    Mickoski nuk deshi të komentojë tragjedinë e Koçanit duke theksuar se gjithçka është në duart e prokurorisë për të zbardhur deri në fund këtë tragjedi dhe përgjegjësit për të marrë dënimin e merituar.

    “Asnjëherë nuk do të lëshohem dhe të komentoj aspektin material të tragjedisë së Koçanit. Kjo është në dorë të Prokurorisë”, tha Mickoski.

    Mickoski ishte i përmbajtur edhe për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, duke theksuar se nuk është as gjykatës e as prokuror, në të kundërtën sipas tij ai nuk do të dallohej nga paraardhësit e tij, shkruan Alsat.

    “Nuk mund të them se kush është fajtor për zjarrin modular në Tetovë sepse nuk jam as gjykatës e as prokuror. Fajtorët kryesor për spitalin modular duhet t’i thotë prokuroria. Në si parti politike dhe unë si politikan e lëmë në dorë të prokurorisë që të tregoj fajtorët. Askënd nuk mbroj dhe as që kam ndërmend të mbroj madje edhe në se bëhet fjalë për njerëz të mi të afërt. Sipas meje gjithsecili që ka gabuar duhet të mbaj përgjegjësi. Nëse luaj tani rolin e gjykatësit dhe prokurorit, do të thotë se nuk dalloj nga paraardhësit e mi”, tha Mickoski.

    Kryeministri ndër të tjera tha se respektohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë në Institucionet shtetëroee, duke hedhur kështu poshtë akuzat e opozitës për punësime etnike dhe partiake nga qeveria.

    “Nuk pajtohem me atë që thotë opozita, posaçërisht opozita shqiptare ka një mesazh të tillë sepse përveç temës kombëtare, përkatësisht ndarjes etnike, nuk kanë temë tjetër. Nga ana tjetër, opozita maqedonase gjithashtu akuzon për punësime të tilla, por thonë – punësime partiake… Kur ishte hera e fundit që e dëgjuat opozitën shqiptare në Maqedoni të fliste për ekologjinë, për ekonominë, për arsimin, për bujqësinë…”, tha Mickoski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje?

    Lajmi i rradhës

    Një vit qeverisje, Qeveria ka përmbushur vetëm 13% të premtimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë