Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkokva, dje e llogariti Zvicrën si një shembull të mirë për tejkalimin e dallimeve gjuhësore, ndërsa kryeministri Hristijan Micskoki nuk i llogariti si shembuj që duhet marrë parasysh.
“Përse ka rëndësi për ne, sepse bëhet fjalë për një shembull të suksesshëm të një shteti të vogël federativ shumëgjuhësor, në të cilin dallimet tejkalohen me dituri, me kapacitet qytetar, me kompetencë, dhe kuptohet, me aktivitet të vazhdueshëm”, deklaroi dje (29 prill) Siljanovska-Davkova për Zvicrën.
Ajo këto deklarat i dha pas takimit që ka pasur në Shkup me homologun zviceran, Guy Parmelan. Një ditë më pas, Mickoski nuk ndan mendim të njëjtë me presidenten në lidhje me shumegjuhësinë e një shteti.
“Belgjika, Zvicra nuk janë një shembull i mirë, ato janë konfederata, federata, po flasim për shtete unitare dhe nuk ka shembull të dytë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se gjyqësori duhet të jetë në një gjuhë, dhe ajo është maqedonishtja, dhe këtu duhet të përfundojë ky diskutim. Nëse të gjithë e pranojmë këtë fakt, duhet të gjejmë një mënyrë që dhënia e provimit të jurisprudencës të jetë e vlefshme në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe nuk shoh ndonjë problem këtu”, deklaroi Mickoski.
Ai sqaroi që komisioni i përbërë nga ekspertët kushtetues e ligjorë po punojnë për zgjidhjen e problemit.






