Mickoski për “Politika”: Duhet t’i rrëzojmë barrierat dhe të krijojmë mundësi për qytetarët e RMV-së dhe Serbisë

    Marrëdhëniet me Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut çdoherë mund të jenë në nivel më të lartë dhe është e domosdoshme vendi të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe raporte të hapura, si dhe të bisedojë për marrëveshje të reja me popujt miq, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në intervistën për gazetën beogradase “Politika”.

    “Mjaft ishte të shohim në të kaluarën dhe të ngecim në histori. Shohim se ku na çoi kjo. Duhet t’i rrëzojmë barrierat dhe të krijojmë mundësi për qytetarët e të dy vendeve”, theksoi Mickoski.

    Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, ai thotë se çdo nismë rajonale është e mirëseardhur, e me atë edhe “Ballkani i Hapur”, por konkludon se ai nuk duhet të jetë zëvendësim për qëllimin strategjik të vendit – hyrjen në BE.

    Lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë, Mickoski thekson se “VMRO-DPMNE marrëdhëniet me fqinjët do t’i bazojë në vlera të respektit të ndërsjelltë, tolerancë dhe do t’i sendërtojë përmes fushave të interesit të ndërsjelltë të popujve”.

    “Ne nuk do të provojmë si Zaevi t’i tërheqim në disa raporte joparimore dhe të shërbehemi me mashtrime. Nga ne mund të kenë vetëm mik të  sinqertë dhe fqinj me të cilin do të punojnë në të ardhmen e re të ndritshme të përbashkët për rajonin, por edhe zbatim të parimit të reciprocitetit”, thotë Mickoski.

    Rreth pandemisë me Kovid-19, Mickoski thekson se për fat të keq mbi 7.000 njerëz e humbën jetën për shkak të virusit korona.

    “Ilustrativisht se çka do të thotë kjo për vendin tim do t’ua sqaroj me atë se madje 11 qytete në vend kanë më pak se 7.000 banorë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.

    Mickoski pohon se vendi më vonë se të gjithë ka marrë vaksina në rajon, sepse Qeveria ka konsideruar se nevojitet të priten vaksinat evropiane, e në të njejtën kohë ka organizuar ndërmarrje private për prodhime të shtrenjta të furnizojë vaksina kineze.

    Lidhur me BE-në, vlerëson se populli me të drejtë është i zhgënjyer dhe ka ndjenjë se sakrifikoi tejet shumë për diçka që nuk e mori, sepse edhe pas marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, vendi është në të njejtin nivel në rrugën drejt BE-së, si edhe para atyre marrëveshjeve.

    Sipas tij, rezultatet nga zgjedhjet lokale janë porosi për ndërrim të pushtetit qendror.

    “Qeveria e Zaevit e humbi legjitimitetin dhe kredibilitetin politik, sepse nuk i arsyetoi pritjet për të cilat mori besimin e popullit”, thotë Mickoski.

    Sipas tij, pushteti është “deklasuar me votë” në Qytetin e Shkupit, por edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit, ndërsa atje ku tani ka rreth të dytë “VMRO-DPMNE hyn si favorite absolute”.

    Lajmi Paraprak

    BE: Rusia po përdor gazin si armë ndaj Moldavisë

    Lajmi i rradhës

    Të dielën linjë telefonike falas për raportim të shkeljes së drejtës zgjedhore në zyrat e Avokatit të Popullit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë