Mickoski: Qytetarët e pakënaqur me pushtetin, kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin  “360 Gradë”, theksoi se qytetarët që e përkrahën partinë e tij në zgjedhjet e fundit lokale kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, ai thotë se është i vetëdijshëm se zgjedhjet e parakohshme nuk do të mund të zhvillohen tani dhe menjëherë, pasi qeveria të ketë marrë shumicën në parlament.

    “Kur themi zgjedhje të parakohshme tani dhe menjëherë, jam absolutisht i vetëdijshëm se tani dhe menjëherë nuk do të thotë se sot apo nesër do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por duhet të fillojmë të mendojmë për këtë, sepse situata në këtë vend nuk është e mirë. Kur them se këtu nuk është mirë, para së gjithash mendoj qytetarët që në shumicën dërrmuese në të gjitha sondazhet e opinionit publik do thosha 2/3 e shumicës thonë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, sepse qeveria nuk është e mirë dhe thotë qeveria duhet të largohet … shumë na thonë ne ju dhamë mbështetje, hajde, çfarë prisni? rrëzoni këta, të shkojmë në zgjedhje dhe të formojmë Qeveri”, deklaroi Hristijan Mickovski.

    Ai poashtu potencoi se edhe më tej qëndron në qëndrimin se kjo Qeveri nuk mund të bëjë asgjë më mirë se ajo e kaluara. Mickoski tha se mund të ulet anash dhe të vazhdojë të kritikojë qeverinë, por sipas tij nuk është zgjidhje, prandaj duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    “Ne mund të ulemi mënjanë duke bërë atë që bëjmë, duke kritikuar atë që nuk na kushton, duke pasur një pozicion të rehatshëm dhe thjesht duke parë se si po shkojnë gjërat. Jam shumë i bindur se ky kapacitet njerëzor, qoftë personal ashtu edhe programor, nuk mund të bëjë asgjë më mirë se, për mendimin tim, qeveria më e dobët në 30 vitet e fundit në Maqedoni, e ajo është qeveria e mëparshme. Ndoshta do të pajtoheni, ndoshta jo, ndoshta disa nga shikuesit do të pajtohen, disa nuk do të pajtohen, por ky është mendimi im. Dhe tani nese jam i bindur, nuk them se kam 100% te drejte, por ne te njejten kohe a kemi ate kohe dhe ate komoditet te japim 3 muaj ekstra, te japim 4 muaj shtese, te japim. 6 muaj shtesë, a e kemi atë të drejtë, si politikanë, sepse ne shkojmë para qytetarëve dhe deklarojmë se jemi përgjegjës dhe se si njerëz duam të bëjmë diçka për vendin tonë”.

    Së shpejti do të ketë përbërje të re të Komitetit ekzekutiv dhe do të ketë katër nënkryetarë. Mirëpo, lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski, nuk i tregon emrat, por thotë se do të ketë zgjerim dhe se do të ketë njerëz të ri.

    “Tani jemi në riorganizimin e brendshëm të partisë, të hënën kemi  komitetin qendror, do të dal para anëtarëve të KQ me përbërjen e re të Komitetit ekzekutiv, do të ketë zgjerim, do të ketë njerëz të ri në ekzekutiv, do të ketë disa që kanë qenë , do të jenë diku 28-29. Do të ketë zgjerim në pjesën e nënkryetarëve, nga dy në katër, andaj vlerësoj se do të ketë kapacitet vërtet serioz shtetëror, i cili mund të jetë një alternativë së bashku me ekipin e bashkëpunëtorëve strategjik. Pasi t’i formojmë organet e partisë, do të dalim me plan të qartë, përndryshe çdo ditë është padyshim ditë për ne kur duhet të bëjmë presion dhe për këtë kemi ofruar ndryshime në Ligjin e Qeverisë në parlament”, është shprehur Hristijan Mickoski.

    Nëse VMRO DPMNE fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, atëherë sipas Mickoskit, politikanët do të jenë shërbëtorë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.

    “Si kryetar partie jam ftuar nga ata kryetarë komunash që të marr pjesë në ngjarje të tilla. Konkretisht në takimet me komunitetet e biznesit e kështu me radhë, sepse njerëzit ankohen, njerëzit kanë shumë probleme. Edhe sot e kësaj dite tregojnë si u kanë kërkuar zhvatje, si janë shantazhuar e kështu me radhë. Dhe e them publikisht se askush në këtë vend nuk do të shantazhojë, kërcënojë apo zhvat më. Politikani duhet të merret me politikë dhe të ofrojë sepse është i zgjedhur nga qytetarët. Biznesmeni le të punojë, politikani është ai që duhet të jetë në shërbim të tij”, është shprehur Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A mund të shkaktojë shtrenjtim të bukës në Kosovë konflikti i mundshëm ruso-ukrainas?

    Lajmi i rradhës

    Bytyqi: Paga minimale prej 18 mijë denarësh do të ketë kur do të vendosim me të gjithë partnerët socialë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë