Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot u takua me ministrin për Evropë të RS të Gjermanisë, Michael Roth. Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët Aleksandar Nikollovski dhe Vllado Misajlloski dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar Timço Mucunski, përcjell Nistori.
Mickoski, siç citohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, e njoftoi Roth-in me situatën politike në vend, por edhe sjelljen jodemokratike të pushtetit.
Në lidhje me samitin e ardhshëm të BE-së, Mickoski tha se Maqedonia meriton të marrë datë për fillim të negociatave, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. /Nistori/