Mickoski: Shumica parlamentare nënkupton se kjo qeveri e cila i krijoi të gjitha problemet po bie

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot në një konferenc për shtyp deklaroi se zgjedhjet e fundit ishin referendum për qytetarët. Sipas tij ka dy opsione: formimi i një shumice të re parlamentare ose zgjedhje të parakohshme.

    Ai tha se këto zgjedhje ishin një referendum për këtë qeveri dhe politikat e saja.

    “Shpresa për një të ardhme më të mirë fitoi në këto zgjedhje lokale. Këto zgjedhje ishin një referendum për këtë qeveri dhe politikat e saja. Njerëzit me të drejtë mendojnë se Zoran Zaev duhet të bie sepse i tradhtoi pritjet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ai ka luajtur me dinjitetin e shtetit, derisa popullata po fundoset në varfëri. Kjo qeveri nuk ka kredibilitet pas disfatës në zgjedhjet e fundit. Pas zgjedhjeve në emër të qytetarëve, të të gjitha duarve që shtrënguam në këto zgjedhje, unë bashkë me krdibilitetin që na e dhanë qytetarët, u nisëm drejtë krijimit të një shumice të re parlamentare si rrugë për rrëzimin e kësaj Qeverie. Kjo shumicë përbëhet nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Lëvijza BESA, e Majta, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Thuhej se është e pamundur, por dëshmuam se bashkë mund të bëjmë shumë gjëra”, deklaroi Mickoski, duke nënvizuar se shumica parlamentare nënkupton se kjo qeveri e Zoran Zaevit, ,qeveria e cila krijoi gjitha problemet po bie.

    “Ta nxjerrim shtetin nga kriza dhe të bëjmë diçka për qytetarët. Kemi problemet dhe brengat e njëjta. Koha për ndryshime. Qeveria e re do të ndodhë dhe do të jetë qeveri me një kredibilitet serioz, qeveri me të gjitha institucionet që do të krijoj stabilitet. Në rast se nuk arrihet ky qëllim, dhe në rast se nuk arrihet kapaciteti i plotë për luftë kundër korrupsionit dhe luftë kundër krimit dhe kriminalitetit, atëherë ajo që na mbetet janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme parlamentare, që vetë qytetarët të vendosin për të ardhmen e vendit. Të dëgjohet zëri i atyre njerëzve që meritojnë gjithçka por nuk morën, asgjë”, tha Mickoski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pas zjarrit në TEC Manastir, uzina punon me një bllok

    Lajmi i rradhës

    Laboratori i Serbisë për fabrikimin e historisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë