Mickoski: Të hysh në një qeveri si kjo e Zoran Zaevit, është hapi më i palogjikshëm politik në 30 vitet e fundit

    Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, për Alsat ka deklaruar se dhënia e mbështetjes dhe legjitimitet nga një parti për pushtetin aktual është hap i palogjikshëm, sepse siç tha, ka shumë parametra që e bëjnë qeverisjen aktuale më të keqen në 30 vitet e fundit.  Ai ka folur për mundësinë që Alternativa të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës dhe e ka vlerësuar si hap të gabuar, përcjell Nistori.

    “Të jepni legjitimitet dhe të hysh në një qeveri të tillë është një hap vërtet i palogjikshëm për mua, por nuk do të ishte politikisht kulturore të ndërhyja në punët e brendshme të partisë politike Alternativa. Lidershipi i tyre, mendoj se kujdeset për të ardhmen e asaj partie, lideri, z. Afrim Gashi, mendoj se e ka parasysh atë që them dhe nëse ka marrë një vendim të tillë mendoj se është gabim”, tha Mickoski.

    Ai shtoi se një marrëveshje e mundshme me Bullgarinë që do të nënshkruhet nga Zoran Zaev, nuk do ta respektojnë.

    “Mesazhi im edhe për Radevin dhe për qeverinë bullgare është se kjo marrëveshje e njëanshme, e nënshkruar nga një refugjat politik si Zoran Zaev, qeveria e re e VMRO-DPMNE-së, nuk synon ta respektojë. Sepse as nuk merr pjesë e as e di se si është. Ata duhet ta dinë se ne nuk kemi ndërmend ta respektojmë”, deklaroi Mickoski.

    Opozitari është i gatshëm të diskutojë me palën bullgare për mundësitë që dy vendet të ecin disa shekuj përpara, si për ndërtimin e korridoreve, hekurudhave, autostradave, bashkëpunimin ekonomik, turizmin, e jo duke u përpjekur për të gjetur zgjidhje për diçka që ka ndodhur shekuj më parë.

    Lajmi Paraprak

    Ambasadori i OSBE-së tregoi të dhëna shqetësuese për dhunën ndaj grave në RMV

    Lajmi i rradhës

    Proteinat bimore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë