Mijallkov në Monte Carlo me një Ferrari (Video)

    Ish-drejtori i DSK-së dhe i dënuari Sasho Mijallkov është parë në Monako para një restoranti luksoz me një “Ferrari” të kuq. Videon e ka publikuar portali “Skopje 1”, ku thuhet se është realizuar në Monte Karlo dhe është publikuar në Instagram mbi 17 orë më parë.

    Sipas çmimeve të shpërndara online, siç shkruan “Skopje 1”, vetura e markës Ferrari e Mijallkovit, varësisht nga viti i prodhimit kushton nga 629.990 deri në 709.900 dollarë.

    Në video shihet se si ai mbërrin, e lë veturën në parking dhe futet në objekt.

    Sipas fotove bëhet fjalë për restorantin “Louis 15” në Monako.

    Lajmi Paraprak

    SHQIPTARËT NË SY PERSONALITETESH TË HUAJA

    Lajmi i rradhës

    Uthulla e mollës përdoret si antibiotik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë